Lista e plotë

Çdo vegël që të duhet, brenda një aplikacioni të vetëm

Nga fjalia e parë që shkruan deri te domeni, statistikat dhe databaza e uebfaqes. Kjo është lista e plotë e asaj që bën Uebfaqe.

01

Krijimi i uebfaqes

Përshkruaj biznesin dhe merr një uebfaqe të vërtetë, me pamjen, logon dhe fotot të vendosura tashmë.

Ndertimi me AI

Përshkruaj biznesin tënd me fjalët e tua dhe AI ndërton një uebfaqe të plotë, me tekst, foto dhe faqe të gatshme.

Stili dhe ngjyrat

Zgjidh nga 16 palete ngjyrash dhe 9 stile pamjeje para se të nisë ndërtimi, ose lëre në Automatik dhe vendos AI për ty.

Temat

Shfleto uebfaqe të gatshme sipas fushës së biznesit, shikoji në pamje të plotë dhe nis tënden prej njërës me një klikim.

Logo me AI

Merr katër logo të vizatuara posaçërisht për biznesin tënd, zgjidh njërën dhe ajo merr ngjyrat e uebfaqes e bëhet edhe ikona e saj.

Foto profesionale

AI gjen foto profesionale që i përshtaten çdo pjese të uebfaqes, ose i kërkon vetë në galerinë me miliona foto falas.

Edhe këto

Analiza automatike e idese
AI lexon përshkrimin tënd dhe plotëson vetë emrin, fushën e biznesit, kontaktet dhe orarin, që ti vetëm t'i konfirmosh.
Brendi
Çdo logo e krijuar ose e ngarkuar ruhet në një vend dhe e përdor sërish në cilëndo uebfaqe tjetër.
Materialet e tua
Ngarko fotot e produkteve, menunë ose listën e çmimeve dhe AI i përdor si material të vërtetë të uebfaqes.
Nisu pa llogari
Provoje gjithë procesin pa u regjistruar, llogaria kërkohet vetëm në çastin kur e krijon uebfaqen.
02

Redaktimi

Tri mënyra për ta ndryshuar uebfaqen: kërko nga AI, kliko dhe redakto, ose hap skedarët e vërtetë.

Biseda me AI

Kërko çdo ndryshim me fjalë të thjeshta, bashkëngjit foto ose dokumente dhe trego direkt elementin për të cilin po flet.

Pamja e drejtperdrejte

Sheh uebfaqen e vërtetë krah bisedës dhe lëviz nëpër të si vizitor, me lidhje, butona dhe faqe që punojnë.

Redaktori vizual

Kliko çdo element dhe ndrysho me dorë tekstin, ngjyrën, hapësirat dhe kufijtë, pa prekur fare kodin.

Kodi

Hap skedarët e vërtetë të uebfaqes në një redaktues të plotë me pemë dosjesh dhe skeda, kur do kontroll deri në detaj.

Dosjet

Të gjitha fotot dhe skedarët e uebfaqes në një vend: i ngarkon me tërheqje, i shikon, i shkarkon dhe i heq kur nuk të duhen.

Edhe këto

Shtresat
Sheh gjithë faqen si listë shtresash, i tërheq për t'i rirenditur dhe i dyfishon ose i heq me dy klikime.
Ndryshim direkt ne faqe
Kliko dy herë mbi një tekst dhe shkruaj mbi të, ose tërhiq një seksion lart e poshtë direkt mbi pamjen.
Foto dhe video
Zëvendëso çdo foto apo video me një tënden ose me një nga galeria, me një klikim.
Radha e kerkesave
Shkruaj kërkesën tjetër edhe kur AI është ende duke punuar, dhe ajo pret në listë derisa t'i vijë koha.
Puna nga telefoni
E gjithë puna bëhet edhe nga telefoni, jo vetëm nga kompjuteri.
03

Publikimi dhe hostimi

Një buton e nxjerr online, me shpejtësi, me pamje të mirë në çdo ekran dhe gati për Google.

Publikimi

Një buton e nxjerr uebfaqen online në gjithë botën, dhe të tregon sa ndryshime kanë mbetur pa u publikuar.

Hostimi i perfshire

Hostimi vjen bashkë me planin dhe uebfaqja shërbehet nga një rrjet global, pa asgjë për të konfiguruar.

Per cdo pajisje

Uebfaqja duket mirë në telefon, tablet dhe kompjuter, dhe secilën madhësi e kontrollon vetë para se ta publikosh.

SEO i gatshem

Çdo faqe del me titull, përshkrim dhe të dhëna të gatshme, që Google dhe motorët e rinj me AI ta gjejnë biznesin tënd.

Edhe këto

Publikimet
Sheh çdo herë që uebfaqja ka dalë online dhe e kthen versionin live te një publikim i mëparshëm me një klikim.
Adresa te pastra
Faqet qëndrojnë në adresa të lexueshme si /kontakt, pa mbaresa teknike, dhe lidhjet e vjetra ridrejtohen vetë.
Pa shenjen Uebfaqe
Me Premium hiqet shenja e vogël Uebfaqe nga këndi i uebfaqes së publikuar.
04

Adresa dhe domeni

Adresa që shkruan klienti: falas, e jotja, e blerë këtu, me DNS që e menaxhon vetë.

Adresa falas

Çdo uebfaqe merr falas një adresë live si biznesi-im.uebfaqe.app, dhe ti mund ta riemërtosh kurdo.

Domeni yt

Lidhe domenin që ke tashmë duke kopjuar dy rekorde që t'i tregojmë, dhe ne e verifikojmë vetë kur bëhet gati.

Blerja e domenit ketu

Kërko një emër të lirë, shih çmimin vjetor dhe blije domenin brenda aplikacionit, me rinovim automatik nëse e dëshiron.

Edhe këto

Rekordet DNS
Shto, ndrysho ose hiq rekordet DNS të domenit direkt këtu, që emaili dhe shërbimet e tjera të vazhdojnë punën.
HTTPS automatik
Certifikata e sigurisë vjen vetvetiu dhe rinovohet vetë, pa asnjë hap nga ana jote.
Ridrejtimet
Zgjidh cila adresë është kryesorja, dhe www ose adresa falas i dërgojnë vizitorët te ajo.
05

Uebfaqe qe punon

Jo vetëm pamje: databazë, funksione dhe formularë që ruajnë të dhëna të vërteta.

Databaza

Mbaj produktet, postimet, rezervimet ose menunë në koleksione që i sheh dhe i redakton si tabelë, me 13 lloje fushash.

Funksionet

Uebfaqja bën punë të vërtetë në sfond, pranon një porosi, ruan një rezervim ose llogarit një çmim, dhe AI e shkruan atë për ty.

Edhe këto

Formulare qe ruajne
Formulari i kontaktit, i rezervimit ose i porosisë ruan çdo dërgesë në databazën e uebfaqes, ku ti i lexon si artikuj.
Variablat
Ruaj të fshehur çelësat dhe kodet që i duhen uebfaqes, dhe i sheh vetëm kur i kërkon vetë.
Prova dhe thirrjet
Provo çdo funksion me të dhëna të tuat dhe shih çdo herë që është thirrur, sa ka zgjatur dhe nëse ka pasur gabim.
Perdorimi
Shih sa hapësirë zë uebfaqja, sa artikuj ke dhe sa lexime, shkrime e thirrje janë bërë.
06

Pas publikimit

Sheh trafikun, ruan versionet dhe uebfaqja mbetet e jotja, gjithmonë.

Trafiku

Shih në kohë reale sa njerëz janë tani në uebfaqe, sa vizita ke pasur, cilat faqe lexohen dhe nga vijnë vizitorët.

Rezervat

Një pikë rikthimi ruhet vetë pas çdo ndryshimi dhe mban faqet, të dhënat e funksionet bashkë, ndaj kthen gjithçka ose vetëm një pjesë.

Gjithcka eshte e jotja

Shkarko uebfaqen të plotë, skedarët dhe të dhënat kur të duash, sepse puna jote nuk mbetet e mbyllur te ne.

Edhe këto

Ndaje me link
Dërgo një link publik që dikush ta shohë uebfaqen para publikimit, dhe lejoje ta kopjojë nëse do.
Dorezimi te dikush tjeter
Dorëzoja uebfaqen një personi tjetër me një ftesë me email, dhe ai e pranon nga paneli i vet.
Disa uebfaqe ne nje llogari
Mbaj disa uebfaqe, marka dhe domene nën një llogari të vetme.
Hyrje pa fjalekalim
Hyr me një kod që të vjen me email, ose me Google dhe GitHub, pa fjalëkalim për të mbajtur mend.
Shqip dhe anglisht
Aplikacioni punon plotësisht në shqip dhe në anglisht, dhe zgjedhja jote të ndjek në çdo pajisje.
Premium per secilen uebfaqe
Llogaria dhe ndërtimi janë falas, dhe paguan Premium vetëm për atë uebfaqe që do ta nxjerrësh me domenin tënd.

Pyetjet që na bëni më shpesh.

Gjithçka që të duhet të dish para se të nisësh, e shpjeguar thjesht.

Jo. Përshkruan çfarë do dhe Uebfaqe ndërton gjithçka për ty. Pastaj e redakton me klikime të thjeshta.

Gati për të nisur?

Shkruaj një fjali për biznesin tënd dhe shihe uebfaqen brenda pak minutash.

Krijo uebfaqen