Restorant

Një uebfaqe për restorant me menunë tënde dhe rezervime online

Përshkruaj lokalin me pak fjalë ose ngarko menunë. AI ndërton faqet, formularin e rezervimit, orarin dhe hartën, vetëm me pjatat dhe çmimet e tua.

Shabllone për të nisur

Uebfaqe të vërteta të bëra me ndërtuesin tonë. Hape një për ta parë live, pastaj bëje tënden me AI.

Shiko të gjitha

Gjithçka që i duhet një uebfaqeje për restorant

Faqet që klientët shohin para se të vijnë: menuja, një mënyrë për të rezervuar, orari dhe rruga deri te lokali. Të gjitha gati që në versionin e parë.

  • Menu që e përditëson me një fjali

    Paragjellat, pjatat kryesore, ëmbëlsirat dhe pijet, secila me çmimin, alergjenët dhe foton. Ngarko menunë që ke dhe AI e hedh në faqe. Kur ndryshon një çmim, mjafton një fjali.

  • Rezervime tavolinash

    Klienti zgjedh datën, orën dhe sa veta do të jenë. Çdo rezervim ruhet në databazën e uebfaqes, që asnjë të mos humbasë. Ty të vjen një email, klientit një konfirmim.

  • Orari, harta dhe thirrje me një prekje

    Orari i lokalit dhe i kuzhinës, adresa dhe harta e Google. Nga telefoni, klienti të telefonon, të shkruan në WhatsApp ose hap rrugën deri te dera jote me një prekje.

  • Foto të pjatave dhe të sallës

    Ngarko fotot e tua dhe AI i vendos nëpër faqe. Nuk ke ende foto? AI zgjedh foto profesionale për çdo seksion, ose kërko vetë në galerinë me miliona foto falas.

  • Porosi me dërgesë ose marrje në lokal

    Një formular ku klienti zgjedh pjatat, dërgesën ose marrjen në lokal dhe lë emrin e numrin. Çdo porosi ruhet dhe ty të vjen një email, ose shto lidhjen për faqen tënde në aplikacionin e dërgesave.

  • Pjata e ditës dhe evente

    Menuja e drekës, pjata e shefit, mbrëmje vere ose muzikë live. Kërkoji AI-së ta shtojë ofertën e sotme me një fjali, edhe nga aplikacioni në telefon, ose ndryshoje direkt në faqe.

Ide për të provuar

Zgjidh një ide dhe ajo shkon te kutia lart. Ndrysho detajet që t'i përshtaten biznesit tënd.

  • Dua uebfaqe për restorantin tim Taverna e Gjyshes në Korçë, me menunë (lakror, tavë dheu, qofte), rezervime tavolinash dhe hartën

  • Pica Forno, piceri në Prishtinë. Dua menunë me foto për secilën pica, porosi me formular, me dërgesë ose me marrje në lokal, dhe buton për WhatsApp

  • Restorant peshku Kalaja në Sarandë: menuja me peshkun e ditës, rezervime për darkë dhe një version në anglisht për turistët

  • Lisi, restorant elegant te Blloku në Tiranë: menuja e degustimit, lista e verërave, galeria e sallës dhe kërkesa për darka private

Si të krijosh një uebfaqe për restorant

  1. 1

    Hapi 1

    Përshkruaj restorantin tënd

    Shkruaj ose thuaj me zë çfarë shërben, ku ndodhesh dhe çfarë të duhet, si rezervime ose porosi. AI plotëson emrin dhe kontaktet dhe të bën deri në pesë pyetje të shkurtra.

  2. 2

    Hapi 2

    Shto menunë, fotot dhe stilin

    Ngarko menunë dhe fotot e pjatave, pastaj zgjidh një nga 9 stilet dhe 16 paletat e ngjyrave, ose lëri në Automatik. Krijo logo me AI ose ngarko tënden.

  3. 3

    Hapi 3

    Publikoje dhe shpërndaje lidhjen

    Publikoje me një buton dhe vendos lidhjen në Instagram, në Profilin e Biznesit në Google dhe në menutë e shtypura. Hostimi dhe HTTPS janë të përfshirë.

Pse ta ndërtosh me ne

Një aplikacion për gjithë punën, nga fjalia e parë te domeni dhe vizitorët e tu.

  • Gati për pak minuta

    Përshkruaje biznesin me fjalët e tua. AI shkruan tekstet, zgjedh fotot dhe ndërton çdo faqe, dhe brenda pak minutash e sheh uebfaqen.

  • Ndrysho çdo gjë, si të duash

    Kërkoji AI-së me fjalë të thjeshta, kliko dhe ndrysho direkt në faqe, ose hap kodin. Çdo ndryshim ruhet si pikë rikthimi.

  • Uebfaqe që punon vërtet

    Formularë që ruajnë çdo mesazh, bazë të dhënash për rezervime e porosi, emaile që dërgohen vetë dhe aplikacionet që përdor tashmë.

  • Falas për të nisur

    Ndërtimi dhe publikimi janë falas në një adresë falas. Premium shton domenin tënd, heq shenjën dhe vlen për çdo uebfaqe në llogarinë tënde.

Pyetjet më të shpeshta

Po. Kërkoji AI-së me fjalë të thjeshta, si “tava e kosit tani është 700 lekë”, ose kliko çmimin në faqe dhe shkruaj të riun. Bëhet edhe nga aplikacioni në telefon. Publikoje sërish me një buton dhe çmimet e reja dalin live.

Lloje të tjera uebfaqesh

  • Menu, galeri dhe vendndodhje në hartë.

  • Ftesa, orar dhe RSVP për eventet e tua.

  • Dhoma, paketa dhe rezervime për mysafirët.

Shiko të gjitha llojet

Mjete falas për biznesin tënd

  • Krijo menu

    Menu për restorante dhe kafene, vetëm me pjatat dhe çmimet e tua.

  • Krijo postera me AI

    Postera dhe fletëpalosje me një titull të madh dhe një pamje që bie në sy.

  • Krijo postime për rrjete sociale

    Postime dhe story për Instagram, Facebook dhe TikTok, me ngjyrat e brendit tënd.

Shiko të gjitha mjetet

Lidh aplikacionet që përdor tashmë

Shiko të gjitha integrimet

Vendose restorantin tënd në internet sot

Përshkruaj lokalin, shto menunë dhe shiko uebfaqen e restorantit për pak minuta. Ndërtimi dhe publikimi janë falas.